Boksieri shqiptar nga Vjena grushtoi serbin në ditën e Pavarësisë

Boksieri Bernardin Jakaj ka bërë krenarë shqiptarë të shumtë që jetojnë në Austri në ditën e Pavarësisë.

Boksieri nga Gjakova të shtunën në Vjenë ka fituar ndaj serbit Stefan Paunoviç.

“Ishte një ndeshje emocionuese. Isha përgatitur fizikisht por edhe psikologjikshit ta fitoja këtë ndeshje. E doja me çdo kusht, që festën e Pavarësisë ta bëjmë edhe më madhështore. Jam i lumtur që fitorja ime i gëzoi edhe më shumë të gjithë shqiptarët, e në veçanti shqiptarët në Austri të cilët ishin të shumtë edhe në sallë”, ka thënë Bernardini për “albinfo.ch”.

Ndonëse gjatë tërë ndeshjes dominoi, megjithatë nuk është ndarë edhe shumë i kënaqur me fitoren. “Dëshira ime ishte ta naukutoja”, pohon për “albinfo.ch”.

Bernardini që nga mosha gjashtëvjeçare jeton në Vjenë të Austrisë.

Nga mosha 14-vjeçare ka filluar me boksin amator duke fituar 14 ndeshje, ndërkohë që nga shtatori i vitit të kaluar ai është bërë pjesë e boksit profesionist.

Promotor i boksierit Jakaj, është boksieri shqiptar Shpëtim Shala.

Ndryshe gjatë kësaj mbrëmje fitore siguruan edhe boksierët tjerë shqiptarë: Shefat Isufi, Orial Kolaj, Ramadan Hiseni dhe Labinot Xhoxhaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu