Magjiku Marcelo është rikthyer së bashku me ekipin në stërvitje dhe e sigurtë duket se do të jetë zbritja e tij në “Parc des Princes” të martën mbrëma ku Reali do të vizitojë PSG-në.
Lajmi i keq për Zidanen është fakti se Toni Kroos dhe Luka Modric vazhdojnë të mos stërviten me ekipin, por të paktën rikuperimi i brazilianin e lumturon atë pasi Theo Hernandez nuk e ka atë aksperiencë saqë të përballojë presionin e PSG.
Sipas “AS”, Marcelo pa ndonjë problem pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër PSG-së në ndeshjen e kthimit të Champions League./albeu.com/










