“Çartet” Leo Messi, ja kë e dëshiron në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Që nga fillimi i sezonit, qëllimi i Leo nuk është tjetër përveç të rifitojë fronin e futbollit botëror.

Fakti që Cristiano Ronaldo fitoi topin e tij të Artë të Pestë e ka ‘rindezur’ Messin dhe që kur filloi sezonit, dy lojtarët po japin maksimumin për të treguar se kush është më i forti, shkruan GazetaBlic

10’shi i Barçës është duke kaluar një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Me Ligën në ‘xhep’ dhe në finale të Copa del Rey, tani qëllimi është triumfi në Ligën e Kampionëve. Leo kërkon një tripletë këtë edicion.

Sipas ‘DonBalon’, Leo Messi dëshiron skuadrën e Real Madridit në çerekfinale dhe këtë ia ka thënë shokut të skaudrës, Luis Suarez.

Messi dëshiron që të eliminojnë sa më shpejtë që është e mundur Real Madridin, që më pas ta kenë më të lehtë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve./GazetaBlic/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu