Çmendet Barcelona, i ofron një nga tre yjet e saj plus shumë miliona Atletikos për Griezmanin

Sipas raportimeve të “Don Balon”, Barcelona ka gati planin për ta bindur Atleticon e Madridit që të heqë dorë një herë e mirë nga kokforcia për shitjen e Antonie Griezman.

Katalanasit janë të gatshëm t’i afrojë Atleticos 100 milionë euro dhe njërin midis Dembeles, Gomes apo Deulofeu. Nëse Atletico zgjedh Dembelen, atëherë Barcelona do të ofrojë 50 milionë euro.

Nuk dihet në të vertëtë nëse negociatat kanë filluar por sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, Barcelona është e vendosur për të ndërhyrë në verë për blerjen e Griezmanit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu