“Çmendet” United, 70 mln euro për yllin e Realit

Numri 10 te Manchester United ka mbetur i lirë pas transferimit të kapitenit Wayne Rooney, te Evertoni.

Indepedent shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ janë në negociata me Real Madridin, për James Rodriguezin.

Është Jose Mourinho që dëshiron kolumbianin në skuadrën e tij, të cilit edhe ja ka premtuar fanellën me numër 10 që është mbajtur nga Rooney.

Besohet se ky transferimin mund të finalizohet për një çmim prej 70 milionë euro.

James do të bëhej vetëm transferimi i dytë i madh i Unitedit këtë verë, pas shpenzimit prej 75 milionë funte. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu