De Biasi: Duhet të japim maksimumin tonë përballë Maqedonisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Gianni De Biasi, në një konferencë për mediat në ambientet e Federatës së Futbollit Shqiptare të Futbollit ka prezantuar sot listën për dy ndeshjet e radhës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të listave për ndeshjen miqësore të Shqipërisë me Marokun dhe atë të vlefshme për eliminatorët e Botërorit Rusi 2018 me Maqedoninë De Biazi ka folur fillimisht për largimin e ish-kapitenit Cana.

“Dua të falënderoj Lorik Canën për kontributin e dhënë deri më tani dhe them me keqardhje që me vendimin e tij personalisht nuk do të jetë në këto eliminatore”, tha tekniku.

Ai shtoi se nën drejtimin e tij Kombëtarja e Shqipërisë do të vazhdojë të kërkojë dhe të mbledhë talente të reja për të bërë një skuadër akoma dhe më të fortë se ajo e EURO 2016-ës.

Ndërkohë në lidhje me ndeshjen me Maqedoninë ai u shpreh: ‘’Duhet të japim maksimumin tonë përballë Maqedonisë pasi është një skuadër e mire dhe në rast të një dështimi të mundshëm me këtë skuadër do të bëjmë një figure të keqe për tifozët dhe shikuesit tanë.

Ndërsa përsa i përket një rivaliteti të mundshëm me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjakin, tekniku italian tha: “Nuk kam folur prej kohësh me trajnerin e Kosovës. Në këndvështrimin tim ai nuk ka bërë asgjë të çuditshme.”

De Biazi gjatë konferencës për mediat ka prezantuar edhe mjekun e ri të Kombëtares së Shqipërisë Gianluca Stesina i cili më pare ka punuar si mjek edhe në skuadrën e Juventusit. Më pas, ai ka konfirmuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për miqësoren me Marokun dhe ndeshjen zyrtare kundër Maqedonisë.

Lista e futbollistëve që De Biasi, do të grumbullojë për këto dy ndeshje është si më poshtë:

Nr

Emer Mbiemer

Pozicioni

Ekipi qe aktivizohet

Datelindja

1

Etrit Berisha

Portier

SS Lazio

10.03.1989

2

Alban Hoxha

Portier

FK Partizani

23.11.1987

3

Orges Shehi

Portier

KF Skenderbeu

25.09.1977

* 4

Thomas Strakosha

Portier

SS Lazio

19.03.1995

5

Naser Aliji

Mbrojtes

FC Kaiserslautern

27.12.1993

6

Berat Gjimshiti

Mbrojtes

Atalanta

19.02.1993

7

Mergim Mavraj

Mbrojtes

FCKeln

09.07.1986

8

Elseid Hysaj

Mbrojtes

SSC Napoli

02.02.1994

9

AnsiAgolli

Mbrojtes

Karabag

11.10.1982

10

Frederic Veseli

Mbrojtes

FC Empoli

20.11.1992

11

Ledian Memushaj

Mesfushor

Delfino Pescara

07.12.1986

12

Ergys Kace

Mesfushor

FC Viktoria Plzen

08.07.1993

13

Andi Lila

Mesfushor

PAS Janina

12.02.1986

14

Migjen Basha

Mesfushor

FC Bari

05.01.1987

15

Odise Roshi

Mesfushor

Terek Grozny

22.05.1991

16

Burim Kukeli

Mesfushor

FCZyrih

16.01.1984

17

Ermir Lenjani

Mesfushor

Renes

05.08.1989

18

Jahmir Hyka

Mesfushor

Luzern

08.03.1988

19

Taulant Xhaka

Mesfushor

FC Basel

28.03.1991

20

Amir Abrashi

Mesfushor

SC Freiburg

27.03.1990

21

Bekim Balaj

Sulmues

Terek Grozny

11.01.1991

22

Sokol Cikalleshi

Sulmues

Medipol Basaksehir

27.07.1990

23

Armando Sadiku

Sulmues

FCZyrih

27.05.1991

24

Shkelzen Gashi

Sulmues

Colorado Rapids

15.07.1988

25

Rey Manaj

Sulmues

Delfino Pescara

24.02.1997


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu