Demiri: Kërcënimet e BDI-së të patolerueshme

Paraqitjen e dukurisë së kërcënimeve ndaj intelektualëve dhe zërave kritik, siç ishte rasti i fundit ndaj Ai Pajazitit, sociologët e sqarojnë si frikë që paraqitet kur ndjehet rreziku i humbjes së pushtetit. Sipas tyre, kjo është një çmenduri e pushtetit për arsye se kërcënohet një intelektual i cili në asnjë mënyrë nuk është i inkuadruar drejtpërsëdrejti në politikë. Në këtë drejtim, sociologu, Alajdin Demiri vlerëson se kërcënimet e BDI-së ndaj intelektualëve vijnë si pasojë e frikës të kësaj partie për pasojat pas rënies nga pushteti. Demiri thotë se ata e dijnë çfarë krimesh kanë bërë çfarë dënimesh i presin dhe e shohin veten në burgje. Kërcënimet e këtilla të BDI-së, ai i krahason me reagimet e fundit të një qeni para ngordhjes.

“Edhe ai fakt se ata e kuptojnë këtë të jesh ose të mos jesh, për arsye se vetëm ata i dijnë krimet që i kanë bërë edhe nëse bien nga pushteti e shohin veten në varianta pak tjera jo politike burgje dhe hetime etj. Një proverb popullore e spjegon shumë mirë: “Qeni tërbohet dhe i kafshon gjithë anët kur i afrohet vdekja”. Gjithë kjo e sqaron atë gjendjen psikologjike të partisë në pushtet se në çfarë gjendje shpirtërore është”, ka deklaruar sociologu Alajdin Demiri.

Por, sipas tij, këto kërcënime nuk do ta shpëtojnë BDI-në pasi qytetarëve tanimë u ka plasur frika veçanërisht pas themelimit të Prokurorisë Speciale.

“Koha e kërcënimeve ka kaluar dhe njerëzit janë të inkurajuar posaçërisht pas paraqitjes së Prokurorisë Speciale mendoj se këto punë nuk do të japin efektet e duhura sipas pushtetit, mirëpo do të japin efekte të tjera ashtu siç edhe paraqitet në rastin konkret te profesori Ali Pajaziti”, ka thënë më tej ai.

Ndërkaq, disa ditë më parë, profesori universitar Ali Pajaziti, i cili njihet për zërin e tij kritik ndaj dukurive negative në Maqedoni, ka pranuar disa porosi përmes telefonit me përmbajtje kërcënuese. Sipas Pajazitit, kërcënimet e tilla vijnë si pasojë e postimeve që i ka publikuar nëpër rrjete sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu