“Cristiano ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë. Ai është zero i preokupuar. Nuk merakoset, është i qetë. Do të luaje 100 % në finalen e Champions League kundër Liverpoolit”.
Kështu ka deklaruar Edu Aguirre, gazetar dhe shok i Cristiano Ronaldos, në “El Chiringuito de Jugones” pas ndeshjes në “Camp Nou” ku CR7 i trembi të gjithë me dëmtimin e tij.
“Është e vërtetë se nuk e ka këmbën mirë, por brenda 10 ditëve ai do të jetë 100 %. Nuk do të luajë as kundër Sevillas e as në fundjavën e ardhshme, por Ronaldo do të luajë në finale të Champions League me 100 %”, theksoi mes tjerash Aguirre.










