Deri në skadimin e mandatit, PSP-ja me 20 akuza

Numri i akuzave që Prokuroria Speciale Publike do ti ngrejë në afatin që skadon në fund të muajit është e mundur që të arrijë deri në 20. Këto janë informacionet e fundit jozyrtare nga institucioni, pasi një ditë më parë edhe kryeprokurorja Speciale Katica Janeva, njoftoi për të paktën 15 raste të reja deri më 1 korrik. Sipas burimeve të besueshme të Alsat M, është e sigurt se në mesin e aktakuzave të reja do të gjenden pothuajse të gjitha lëndët që deri më tani i ishin të njohura opinionit se janë në fazën hetimore. Potencialisht, kjo do të thotë se në gjykatë do të shkojnë rastet Tortura, apo rasti kundër Ljube Boshkovskit, TNT- për prishjen e ndërtesës së Fiat Canovskit, Thesari- për prokurimet në Drejtorinë e kundërzbulimit përmes kompanisë së Kosta Kërpaçit i cili vrau veten dhe të tjera. Por ndoshta lëndët më me zë janë përgjimet e paligjshme në DSK, “Target” dhe hetimi i parë i Speciales “Titanik”, për mashtrim zgjedhor. Kush janë personat që do të akuzohen mund të supozohet, nëse shikohet arkiva e hetimeve të prezantuara publikisht të Speciales. Kështu, është e sigurt se në gjykatë do të mbrohen:

Në qoftë se ndiqen hetimet e shpallura publikisht, lista e të pandehurve potencial nuk mbaron këtu. Lista e tërë, me emra dhe mbiemra, sigurisht se do të mësohet gjatë 20 ditëve të ardhshme.

Por, ndërsa është e qartë se pothuajse të gjitha hetimet e hapura do të përfundojnë si akuza në gjykatë, nuk është ende i qartë fati i të gjitha dyshimeve dhe lëndëve në procedimet para-hetimore të hapura nga bisedat e përgjuara të pa-publikuara. Katica Janeva tha një ditë më parë se nuk ka ndërmend ti dërgojë në Prokurorinë e rregullt, por se do të vazhdojë të punojë në to. Shpresa që edhe këto lëndë të arrijnë në gjykatë është vendimi eventual i Kuvendit me të cilin Speciales do t’i lejohet të ngrihen akuza edhe pas 1 korrikut. Por, për një vendim të tillë, duhen dy të tretat e votave të deputetëve, që do të thotë se duhet mbështetje edhe e VMRO-DPMNE-së.

Alsat-M


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu