Diçka nuk shkon me shortin e Championsit, si ka mundësi kjo?

Sapo ka përfunduar shorti i UEFA Champions League ku ka përcaktuar çiftet Bayern – Real dhe Liverpool – Roma.

Por pse duhet të dyshojmë në shortin e Champions League?

Ishte sezoni 2011-2012 kur Bayern dhe Reali u përballën për herë të parë në këtë dekadë dhe Bayern ishte ai që kaloi në fazën tjetër nëpërmjet penalltive. Në 2014 ata u përballën sërish dhe Reali i turpëroi merezultatin 5-0 në dy ndeshje. Në 2017 sërish dhe Bayern sërish u turpërua 3-6.

Por ky vit e rikthen duelin e çerekfinales së vjetshme duke e kthyer këtë gjysmëfinale më shumë se një ndeshje normale pasi brenda 180 minutave do të kalojnë imazhet e kaq shumë ndeshjeve ku padyshim linj një hije dyshimi se si ka mundësi që këta dy ekipe do duhet me doemos të eleminojnë njëri tjetrin, përcjell Albeu.com.

Në këtë mënyrë këta dy ekipe që nga 2012 vetëm 3 herë nuk janë përballur me njëri-tjetrin. 2013 kur Reali u eleminua nga Dortmund dhe Bayern e fitoi, 2014 u takuan, 2015 Bayern u eleminua nga Barcelona, 2016 Bayern u eleminua nga Atletico dhe 2017 Reali e eleminoi sërish Bayernin. Ndërkohë në 4 vitet e fundit së bashku me këtë vit Bayer – Reali janë takuar 3 herë, diçka mëse e pranueshme si jasht normales! /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu