Djali i Ronaldos me një postim në Instagram për Messin: Faleminderit idhulli im (FOTO-VIDEO)

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy nga lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit.

Portugezi i Real Madridit do të jetë në garë me argjentinasin e Barcelonës të enjten për Topin e Artë, kjo pasi dyshja kishin një sezon të mirë.

CR7 e ndihmoi skuadrën e Zinedine Zidanes të fitojnë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, por ai ka qenë një dështim në fillimin e sezonit 2017/18.

Messi, aktualisht është golashënuesi më i mirë në La Liga dhe sezonin e kaluar ishte në nivel të mirë.

Ditë më parë argjentinasi kishte thënë se vështirë se ai dhe Ronaldo ndonjëherë mund të bëheshin shokë.

“Nuk e di nëse ne do të ishim shokë në të ardhmen. Shoqëria është diçka që lidhet duke kaluar kohë së bashku dhe duke njohur njëri-tjetrin. Ne nuk kemi një lidhje të tillë, ne takojmë njëri-tjetrin vetëm në ceremoni çmimesh dhe vetëm atëherë kemi mundësi të flasim. Çdo gjë është mirë, por jetët tona nuk takohet shpesh”, ka thënë Messi ditë më parë për Marca.

Por, duke lënë këtë anash, Messi ka një idhull të madh dhe ai është djali i Ronaldos.

Në janar të 2015, u shfaq një video teksa Cristiano Ronaldo JR e takoi Messin dhe e shikonte me admirim, e gjitha kjo u bë sensacion në media.

Në këtë ngjarje Ronaldo i tha Messit: “Ai i shpesh shikon në internet video tona dhe më flet shumë rreth tyre”.

Por, shtatë vjeçari nuk është ndalur me kaq, ai e ka falenderuar Messin me një postim në Instagram, kjo pas takimit të tyre në janar në natën e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA.

“Faleminderit idhulli im, Leo Messi”, shkruan djali i Ronaldo.

Se a do të kemi edhe një takim mes tyre të enjten për Topin e Artë, kjo mbetët të shihet.

Vlen të theksohet se Barcelona dhe Real Madridi takohen në La Liga më 23 dhjetor në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu