Dy kosovarët e akuzuar për terrorizëm, sapo dolën nga burgu, u arratisën në Siri

Dymbëdhjetë ditë pas lirimit nga paraburgimi, Irfan Haqifi ishte larguar nga Kosova dhe dyshohet se është rreshtuar përkrah ISIS-it, shkruan sot Koha Ditore.

Të akuzuarit për terrorizëm, vitin e kaluar gjykata dhe prokuroria i kishin besuar se nuk do të largohej prej shtetit. Më datën 3 korrik i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, kurse më 15 korrik Haqifi e kishte braktisur Kosovën.

Ai është vëllai i Ridvan Haqifit, njërit prej komandantëve kryesorë të shqiptarëve në Siri përkrah Lavdërim Muhaxherit, i cili vetëm një muaj më parë e kishte kërcënuar Ballkanin për hakmarrje ndaj atyre që “kanë poshtëruar myslimanët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi e Bosnje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu