Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, gazetari i njohur, Livio Varriele, ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka arritur akordin me PSG-në dhe se do t’i bashkohet skuadrës franceze.
Gazetari italian tregon se lajmin e ka zbuluar nga një burim në Angli dhe nuk tregon më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje që sipas tij është e mbyllur.
“Hysaj është shitur te PSG”, shkruhej konkretisht në postimin e tij në “Twitter”. /albeu.com/











