Edi Rama dhe bashkëshortja votuan, por ja detaji që nuk ju kapi syri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka votuar në ambientet e shkollës në Surrel. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, disa nga banorët e kanë pritur para oborrit kryeministrin ku ky i fundit ka shtrënguar dorën me ta.

Pasi ka hedhur votën tek kutia e votimit kryeministri ka ngritur dy gishtat, për t’ju kujtuar gjithë njerëzve numrin dy në fletën e votimit. Pas kryerjes së votimit, ai e ka kapur për dore bashkëshorten dhe ka bërë një prononcim të shkurtër për mediat.

Por ajo që u vu re teksa ata po ecnin në këmbë është se Linda kishte vështirësi në ecje, që të bën të mendosh se diçka nuk shkon mirë me të. Gjithashtu ndryshe nga çiftet e tjera të politikanëve, ishte Linda që shkoi e para në kutinë e votimit. /opinion.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu