Edi Rama e tregon një sekret të madh: Rugova ka vdekur si Pjetër, jo si Ibrahim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rama, në 72 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës do të përkujtohet për ndërtimin e Kosovës së lirë e të pavarur, për punën e tij si publicist, por do të jetë figurë e pazëvendësueshme e letërsisë shqipe.

Por Rama përveç se ka çmuar lartë kontributin e Rugovës, ka treguar edhe një sekret për ish-presidentin e Kosovës, shkruan Express.

Ai e ka quajtur Ibrahim Rugovën “Pjetër”, jo veç për punën e Rugovës për veprat e Pjetër Bogdanit por sipas kryeministrit shqiptar, ish-presidenti i Kosovës, këtë emër e përvetësoi si “emër të tij të amshimit”.

Lidhur me ndërrimin e emrit të ish-presidentit, gazeta lajm kishte spekuluar para disa vjetësh se Ibrahim Rugova kishte ndërruar emrin në Pjetër dhe ishte konvertuar në fenë e krishterë.

Ky është statusi i plotë i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama:

AMARCORD

Në 72 vjetorin e lindjes së tij, Heroi i Kosovës, Ibrahim Rugova, mund të përkujtohej me një mori fotosh apo klishe që shfaqin burrin e madh të Kosovës, kërkuesin e paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.

Mbase, po kjo është veç një hamendje, i madhi Ibrahim Rugova do të kishte dashur të mbetej në kujtesë parësisht si publicisti i palodhur, njohësi i thellë e i pazëvendësueshëm i letërsisë së hershme shqipe në përgjithësi dhe kontributit të Bogdanit në veçanti, emrin e lindjes së të cilit, Pjetër, e përvetësoi si emrin e tij të amshimit.

Ibrahim Rugova mbetet një “pjetër”- gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur mbi rrënjët e saj humaniste dhe shpirtërore.

I paharruar kujtimi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu