Ajo që Presidenti Naser El Khelaifi ëndërronte dje ka marrë fund. Nuk kanë mjaftuar miliona euro që Paris Saint Germain të triumfojë në Champions League.
Sipas “Le 10 Sport”, Paris Saint-Germain pritet t’i bëjë ofertë dhe mesfushorit belg, Marouane Fellainit. Ata do t’i ofrojnë belgut një kontratë 4-vjeçare. Naser El Khelaifi i ka rënë pishmanit për shpenzimet e pakta në mesfushë dhe besohet se këtë merkato vere ekipi i tij do të tentojë vetëm mesfushorë.
Fellainin pëlqehet gjithashtu nga Roma, Besiktas dhe Galatasaray./albeu.com/










