I fali golin Barcelonës, kaq mjaftoi që Chelsea të kërkojë shitjen urgjente të tij

Gabimi ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve duket se do t’i kushtojë shtrenjtë Christensenit. Shumica e tifozëve të Chelseat e kanë bërë fajtor danezin për gabimin që lejoi Lionel Messin të shënonte golin e barazimit.

Mediat angleze kanë shkruar se klubi mund ta nxjerrë në shitje lojtarin gjatë afatit kalimtar të verës. Por 21-vjeçari mund të rikthehet në kampionatin gjerman Bundesliga.

Borussia Dortmund dhe RB Leipzig janë dy skuadrat që kanë shprehur dëshirë për transferimin e Christensenit. Në garë për lojtarin janë edhe Atletico Madrid në Spanjë dhe Milani në Itali./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu