Finalja e munguar, i pabesueshëm reagimi i Bayern në Twitter! (FOTO)

Keylor Navas ishte padiskutim një nga heronjtë e Real Madrid-it në sfidën e sotme përballë gjermanëve të Bayern München, që përfundoi në barazimin 2-2. Rezultat ky që i dha madrilenëve një biletë për në filanen e Ligës së Kampionëve falë fitores 2-1 në Gjermani një javë më parë.

Media spanjolle “AS” raporton se në llogarinë në spanjisht të Bayern München, gjatë ndeshjes është shkruar: “Mjaft i prite të gjitha, Keylor Navas!” dhe një emoji që shfaq mërzi.

Sekonda më vonë, postimi është fshirë, raporton “AS”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu