Fund pikëllues për Usain Bolt, atleti i famshëm nuk arriti ta përfundojë garën finale për shkak të lëndimit (VIDEO)

Usain Bolt është padyshim vrapuesi më i madh i gjeneratës së tij, ndoshta edhe në histori, mirëpo ai nuk ia doli që t’i mbaronte 100 metrat e tij të fundit në karrierë.

Të gjithë prisnin që xhamajkani të pensionohej me një tjetër medalje të artë, por e tëra përfundoi duke qëndruar i shtrirë për tokë dhe në pamundësi që ta përfundonte garën e tij të fundit.

Në Lojërat Olimpike dhe në Kampionatet Botërore, Bolt i ka fituar në total 19 medalje të arta, por sfida e fundit nuk shkoi sipas dëshirës së njeriut më të shpejtë në botë.

Në garën e të shtunës në 4×100 m, në kuadër të Kampionatit Botëror, ekipi i tij ishte prapa në xhiron e fundit dhe Bolt nuk arriti ta bënte vrapimin final.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni momentin kur atleti i famshëm fillon të ndjejë dhimbje dhe detyrohet të ndalet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu