Garë dhe kandidatura interesante për Komunën e Tetovës, në kandidim edhe kryetarë partie

Zgjedhjet e 15 tetorit në një distancë kohore më pak se dy muaj bën që partitë politike të fillojnë me promovimin e kandidatëve të tyre, koalicioneve dhe marëveshjeve ndërpartiake për të shpresuar një rezultat sa më të lartë në këto zgjedhje, shkruan InfoShqip.com

Komuna më e madhe shqiptare dhe më e rëndësishmja që synohet nga pretendentët e fitores së 15 tetorit është Komuna e Tetovës, aktualisht e udhëhequr nga kuadër i BDI-së gjatë mandatit të fundit dhe mandatet pararendëse e udhëhequr nga Partia Demokratike Shqiptare. Por si duket kjo e fundit është zbehur në synimet e saja për të rimarë udhëheqësinë e qytetit.

Ardhja në skene e forcave të reja politike të cilët kaluan një cikël zgjedhor në 11 dhjetor për Tetovën ndryshojnë garrën e zgjedhjeve lokale. Shumë i përfolur është një rikandidim i kryetares aktuale Teuta Arifi, ndërkaq oponenti kryesor i saj kësaj here pritet të jetë një kryetar partie.

Rezultati i mirë i Lëvizjes BESA në zgjedhjet e fundit të dhjetorit në këtë qytet si dhe pasqyra jo e këndshme e kryetares aktuale me skandale të shumta gjatë këtij mandati në udhëheqësinë komunale i dhanë një shtysë Besës që në këto zgjedhje të prijë më një kandidaturë interesante.

Nga burime të sigurta informacioni që dëshirojnë të ngelen anonime, InfoShqip mëson se Lëvizja BESA në Tetovë do garrojë me kryetarin e saj, Bilall Kasamin, kjo kandidaturë është thuajse përfundimtare brenda partise dhe ka ngelur vetëm zyrtarizimi i saj./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu