Gianni De Biasi konferencë për ndeshjen e radhës Shqipëri- Izrael

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka zhvilluar një konferencë për mediat në lidhje me ndeshjen e radhës Shqipëri- Izrael, e vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij De Biasi ka vlerësuar skuadrën e Izraelit duke thënë se ajo është një skuadër e vështirë. “Skuadra është një skuadër me cilësi të mira dhe vetëm ata që nuk janë profesionistë do ta merrnin me lehtësi këtë ndeshje. Normalisht që është një ndeshje e forte të cilën ne do të tentojmë ta fitojmë”, ka thënë Gianni De Biasi.

Ai ka theksuar se të gjithë kanë dëshirë të shkojnë në Rusi, por siç ka thënë ai, një dëshirë e tillë duhet të jetë e përmbajtur pasi duhet të gjithë të jenë realistë për situatën.

“Ne do të japim maksimumin tonë për të bërë çdo gjë, duke u bashkuar me njëri-tjetrin për të bërë një force më të madhe”, ka thënë ai dhe më pas ka shtuar se lojtarët janë mësuar tashmë me shijet e fitoreve dhe humbjeve dhe dinë se si ti përballojnë këto situata.

De Biasi ka shprehur edhe frikën e tij duke thënë: “Ajo që më shqetëson më tepër mua është se të gjithë mendojnë që ne jemi më të mirët pas shkuarjes në Evropian. Nuk duhet të lejojmë që një presion i tillë të ndikojë në ekip. Shpresojmë të bëjmë edhe këtë herë një mrekulli.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu