Gruevski nuk heq dorë nga formimi i Qeverisë së re me Ahmetin

VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga negociatat me BDI-në për formimin e qeverisë së re, pavarësisht se zyrtarisht thonë se nuk lëshojnë pe nga qëndrimet e tyre kundër zbatimit të gjuhës shqipe në gjithë vendin dhe zgjatjen e mandatit të Speciales. Komiteti ekzekutiv i VMRO edhe njëherë ka riafirmuar përkrahjen për liderin Nikolla Gruevski që të vazhdojë me bisedimet më partitë politike për formimin e Qeverisë së re. Nga ana tjetër, pas takimeve të Ahmetit me Gruevskin dhe Zaevin, BDI-ja pritet që të mbledhë kryesinë partiake për të shqyrtuar qëndrimet që në këto takime me kreun e integristëve kanë shprehur liderët maqedonas, njofton Alsat-M.
“Kryetari Ahmeti vijon takimet konsultative me strukturat partiake të BDI-së, intelektual, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me komunitetin ndërkombëtar”, thanë nga BDI.

BDI-ja disa herë ka përsëritur qëndrimet se pa pranimin e disa pikave të Platformës së Përbashkët, sidomos zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së. Megjithatë, nga kjo parti nuk pranojë të flasin se si kanë reaguar liderët e dy partive maqedonase ndaj këtyre qëndrimeve në takimet me Ali Ahmetin. Ndërkohë, lideri i LSDM-së Zoran Zaev vijon të këmbëngulë se Nikolla Gruevski nuk mund të formojë qeveri dhe se do të shkoj në opozitë. Zaev paralajmëroi takime të reja mes LSDM-së dhe BDI-së gjatë ditëve në vijim ku, sipas tij, do të bisedohet për formimin e qeverisë se re./


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu