Simeone vazhdon të mos e pëlqejë Cristiano Ronaldon.
Teksa u pyet për golin e bukur që shënoi Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve në fitoren 3-0 të Real Madridit kundër Juventusit, nëse ai ishite më i bukuri që ai ka parë deri më sot, argjentinasi shpërtheu sërish kundër portugezit teksa edhe më parë ka pas thënë :“Reali ka lojtarë në skuadër shumë më të mirë se Ronaldo”.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme pai u pyet nga gazetari, ai u shpreh:
“E keni parë golin e Francescolit? Jo, shikojeni, e pastaj flasim. Shikojeni, shikojeni dhe pastaj flasim”, ishte përgjigjja e Simeones.
Gazetari insiston: “Më i mirë se i Cristianos?”
Simeone: “Shikojeni dhe flasim, sepse nëse nuk e shikon nuk kemi si të flasim”.
Trajneri i Atleticos e kishte fjalën për Enzo Francescolin, që kishte shënuar një gol të bukur në Poloni në vitin 1986. /albeu.com/









