Haradinaj sot para gjyqit, i mundshëm ekstradimi në Serbi

Pas ndalimit mbrëmë në aeroportin e Bazelit, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përballet me mundësinë e ekstradimit të tij në Serbi, për akuzat për krime lufte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pritet që sot Haradinaj të dalë para gjykatësit në qytetin francez Colmar, ku do të vendoset nëse ai do të mbetet në paraburgim gjatë procesit të ekstradimit ose do të lirohet me masën e mbikqyrjes gjyqësore, konfirmoi zyrtarja e gjykatës, Marie-Helene Calvano.

Ajo theksoi se gjykata do të vendosë për miratimin e mundshëm të ekstradimit në Serbi, por pa specifikuar kohën.

Haradinaj u ndalua mbrëmë në aeroport në bazë të një fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, lidhur me aktakuzat për krime lufte.

Pas ndalimit kanë reaguar edhe autoritetet më të larta të Kosovës të cilat e kanë quajtur të paligjshëm ndalimin e tij, si dhe kanë kërkuar menjëherë lirimin.

Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij. Ai u lirua më 3 prill 2008, për shkak të mungesës së provave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu