Hotel brenda stadiumit “Allianz Arena”, Bajerni sjell suitat luksoze, shikoni pamjet (FOTO-LAJM)

Rrjeti i hoteleve prestigjoze Marriott International ka lidhur marrëveshje shumëvjeçare me klubin kryesor evropian të futbollit FC Bayern.

Marrëveshja e re sjell një formë të paparë të ndeshjes brenda stadiumit, që ofron pamje fantastike të fushës në arenën e njohur Allianz.

Me orendi të frymëzuara nga dizajni modern, suitat luksoze i japin mundësi adhuruesve të sportit të shohin ndeshjet e klubit gjerman me një përvojë me të vërtetë të paharrueshme.

Të ftuarit mund të shijojnë spektaklin në fushë nga dhoma luksoze.

Bajerni i Mynihut është klubi i parë që fut këtë të re në stadium.

Për të pronotuar një suitë tifozët mund të vizitojnë faqen e internetit Time Out për t’iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë rreth klubit të futbollit.

Marriott International do të mirëpresë tifozët nga e gjithë bota për të përjetuar atmosferën unike në Allianz Arena përmes suitave ekskluzive të hoteleve dhe biletave me FC Bayern Tours.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu