Sot Zinedine Zidan dha dorëheqje të papritur që la shumë analistë të futbollit të befasuar
Kjo sepse dorëheqja e strategut francez erdhi pesë ditë pasi që Real Madrid e fitoi Ligën e Kampionëve në Kiev.
Por, sot mediat kanë shkruar se Zidane u largua nga Real Madridi pasi që ishte lodhur duke mos u lejuar për të marrë vendime të mëdha në klub.
Pra, Zidane’it nuk i ishte dëgjuar fjala për vendime sidomos kohëve të fundit dhe kjo e kishte lodhur atë.
Zyrtarisht zyrtarët e Real Madridit thanë sot që Zinedine Zidane po largohet sepse është lodhur. Por kur i afrohem të vërtetës kjo mund të jetë e vërtetë por ai është lodhur duke mos mundur të marrë vendime të mëdha për Real Madridin.
Zidane eci në dhomën e konferencës për media në qendrën stërvitore të Valdebebas të enjten derisa filluan të shkrepen qindra fotografi.
Zidane e la klubin si njëri prej trajnerëve që ka fituar më se shumti trofe në historinë moderne të Real Madridit.
Madrid me gjasë tani do të përpiqen që ta blejnë Mauricio Pochettinon nga Tottenhami, i cili ka nënshkruar kontratë të re. Nuk do të jetë e lehtë dhe detyra e tij për ta zëvendësuar Zidane do të jetë shumë e vështirë.
Shumë mbeten të shokuar, “Janë vetëm katër ditë qëkurse Reali e fitojë Ligën e Kampionëve”, thoshin.
I befasuar mbeti edhe presidenti i klubit Perez, i cili thoshte se Zidane do të jetë njëri prej trajnerëve që do të rri gjatë në klub dhe se ai e kishte mbështetjen e hierarkisë së klubit.
Thuhet se Gareth Bale, gjendja personale e tij në klub, mund të ndryshoi tani me trajnerin e ri, ishte informuar se do të këtë ndryshime që të enjten në mëngjes.
Të gjithë lojtarëve më vonë ju dërgua një mesazh që Zidane nuk do ti drejtojë më, madje disa momente para se ai ti drejtohej gazetarëve.
“Zidane do të flet për ju për ta dhënë një lajm komplet të papritur dhe të mërzitshëm”, tha presidenti i klubit Perez.
Zidane mandej zuri pozitën dhe ju drejtua gazetarëve. Ai foli për vendimin dhe se po e merr atë për të mirën e klubit dhe po e bën për shkak të reagimeve, për shkak të lodhjes por më vonë ai bie vet në kontradiktë duke thënë: “Nuk jam lodhur nga të qenit trajner. Jam lodhur duke menduar për futbollin”.
Presidenti Perez tha se vendimi është marrë të hënën por kishte mendime të ndryshme dhe është marrë tek në takimin e së enjtes në mëngjes kur ata u mblodhën për të diskutuar për sezonin e ardhshëm.
“Unë kam marrë vendim që të mos vazhdoi. Është një moment jo i përshtatshëm për ta bërë, e di, por është më i miri për të gjithë”, tha Zidane.
“Kjo skuadër ka nevojë që të vazhdojë të fitojë dhe ka nevojë të ndryshoi. Mendoj se i duhet një drejtues tjetër”.
Zidane bëri historinë të shtunën pasi që ai bëhet trajneri i parë në Ligë e Kampionëve që fiton tre sezone radhazi. I pyetur se nëse vendimi do të ishte i kundërt nëse ai nuk do ta kishte fituar finalen, ai në mënyrë enigmatike tha: Ndoshta!
Gjërat nuk shkuan ashtu sikurse është pritur pas fitores ndaj Liverpool. Fillimisht ishte Cristiano Ronaldo që si në ndërdije tha se kjo ndoshta mund të jetë ndeshja e tij e fundit për klubit, e njëjtë bëri edhe Gareth Bale që tha se ai do të largohet nëse nuk luan rregullisht.
Të dy mund të kenë luajtur kartat e trajnerit i cili pati vetëm fjalë miradije për ndeshjen në Kiev.
“E dua këtë klub dhe gjithmonë do ti jem mirënjohës që me dhanë mundësinë të luaj dhe të menaxhoi këtu”, tha ai me Perezin të ulur pranë tij.
Zidane, ashtu në një pozitë sikurse të një politikani vazhdoi. “Madridi ka bërë gjithçka për mua”, tha ai. “Për shumë kjo nuk ka kuptim por për mua është koha që të shkojë pasi që punova afër tri vite këtu”.
“Me duhet ti falënderoi tifozët. Kishte momente të komplikuara gjatë sezonit ku ne jemi fishkëllyer nga ata por ndonjëherë lojtarët kanë nevojë për këtë. Kishim disa momente të këqija, disa momente të mira por në fund arritëm ta përmbyllim sezonin me një paraqitje spektakulare”.
“Mendojë që lojtarët kanë nevojë për një ndryshim”.
Një gazetarë e pyeti Perezin por ai refuzoi të përgjigjej. Ai dukej i dëshpëruar afër trajnerit më të rëndësishëm të historisë së këtij klubi për kohën se si ka fituar. Zidane ka fituar një trofe në 16 ndeshje.
Duke folur për transferët dhe planet në verë të Los Blancos, Zidane tha: nëse nuk do të mendoja qartë dhe ne do të vazhdonim të fitonim atëherë zgjedha që të largohem dhe mos të merrem më gjëra të pakëndshme.
Zidane thuhet se dëshiroj ta mbaj shumicën e skuadrës se tij se bashku por Madridi kishin planifikuar nënshkrime të reja duke filluar me gjetjen e një portieri të ri që do të zëvendësonte të favorizuarin e Zidane, Keylor Navas.
Situata e Bale po ashtu ishte një pikë që ata kishin mospajtime. Sipas Sportsmail, të hënën, bisedimet mes përfaqësuesve të Bale dhe klubit kishin konkluduar që Bale dëshironte të rrinte por ai dëshironte që të kishte të njëjtin trajtim sikurse Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo që kanë pasur një status te të favorizuarit të Zidane.
Zidane e la Bale në bankinë në finalen e Ligës së Kampionëve edhe pse ai kishte shënuar pesë gola në katër ndeshje të tij më parë. Ai nuk e kishte këtë opinion për të. Bale duket se do të përfiton më së shumti nga ky ndryshim.
“Ai që nuk duhet të flet tani nuk jam unë”, tha Zidane. “Ndryshimi është i nevojshëm që kjo skuadër të fitojë”, shtoi Zizu.
“Nuk do të jem trajner i ndonjë skuadre për momentin. Nuk do të kërkojë skuadër derisa të përshëndetem krejtësisht më të gjithë”.
“Kujtimi më i mirë për mua ende mbetet ajo ditë që presidenti me solli këtu. Ëndrra e shumë lojtarëve është që të luajnë këtu kështu që kjo është një ditë e mirë. Fitimi i ligës ishte maksimumi në sezonin e fundit. Nuk shoh se unë mund të fitojë përsëri edhe këtë vit”, ka thënë në fund të konferencës Zidane.










