Ja sa është pasuria e Messit, Ronaldo mbetet futbollisti që përfiton më së shumti

Lionel Messi, së bashku me Cristiano Ronaldon, konsiderohen si lojtarët më të mirë të futbollit bashkëkohor.

Duke debutuar shumë i ri si futbollist, ai ka fituar shumë çmime individuale dhe trofe ekipore përgjatë karrierës së tij jashtëzakonisht të suksesshme.

Ngjashëm si sportistët tjerë, edhe superylli i Barcelonës ka fituar pasuri të madhe, si nga paga ashtu edhe nga reklamat dhe investimet e ndryshme.

Sa është pasuria e Messit

Sipas Celebrity Net Worth, Lionel Messi ka një pasuri prej afro 340 milionë dollarësh (276 milionë euro). Paga e tij aktuale është 44.68 milionë dollarë (36 milionë euro).

Si i fiton paratë

Argjentinasi merr një pagë të majme nga Barcelona prej se nënshkroi vazhdimin e kontratës, në nëntor të vitit 2017 që besohet të jetë 36 milionë euro në vit.

Krahas rrogës, 30-vjeçari përfiton shuma të mëdha parash edhe nga marrëveshjet reklamuese me brende, si Adidas, Pepsi, Dolce & Gabbana dhe Air Europa. Njëherësh ai ka bërë shumë investime në Argjentina dhe nga aksionet e tij atje e rrit akoma më shumë pasurinë.

Cili është futbollisti më i paguar

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është aktualisht lojtari më i paguar në botë (duke përfshirë rrogën te klubi dhe fitimet tjera) me përfitime prej 93 milionë dollarësh (75.4 milionë euro) gjatë vitit 2017.

Messi është aktualisht futbollisti i dytë më i paguar me përfitime prej 80 milionë dollarësh në vitin 2017 (65 milionë euro) që ndiqet nga Neymar me 37 milionë dollarë përfitime (30 milionë euro).

Statusi familjar i Messit

Gruaja e futbollistit është e dashura e tij nga fëmijëria, Antonella Roccuzzo. Çifti u martua në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë bashkë, ndërsa janë në pritje të fëmijës së tretë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu