Ja si shprehet Mourinho pas eleminimit nga Champions League

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e pranon se është shumë i zhgënjyer nga eliminimi i UEFA Champions Leagues por thotë se ky është futbolli.

“Është zhgënjyese, por ky është futbolli. Ata bën mirë dhe unë u dëshirojë më të mirën”, tha fillimisht Mourinho.

“Mendoj se goli i parë do të ishte gjithmonë i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të rezultatit të parë të ndeshjes, por edhe për profilin e ndeshjes.

“Ne u përpoqëm të ishim agresiv dhe intensiv që nga minuta e parë. Ne nuk shënuam dhe Sevilën e mbajti në mënyrë progresive topin dhe e kontrolluan mirë lojën.

“Ne patëm shanse të mira për të shënuar, por ata shënuan golin e parë dhe që nga ai moment gjithçka u bë shumë më emocionuese. Goli i dytë e bëri të pamundur.

“Kishim disa momente të mira, nuk kemi pasur kontroll të madh në lojë, por nuk mund të them se ka ndonjë gabim me lojtarët e mi dhe me synimin e tyre për të luajtur.

“Kjo është futbolli, kemi humbur, por nesër është një ditë tjetër dhe e shtuna është një tjetër ndeshje.

“Jam i kënaqur që lojtarët nuk e fshehin trishtimin e tyre, por nuk kemi kohë për dramë”, përfundoi Mourinho pas ndeshjes. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu