Joshua flet për njerëzit e zgjuar: Bëni këtë gjë para se të filloijë ndeshja ime me Parkerin

Boksieri britanik Joshua ka thënë se po t’i kishte 20 funtet e fundit në xhep do t’i vinte bast se ai do ta mposhtte me nokaut boksierin nga Zelanda e Re, Joseph Parkerin në duelin e të shtunës (31 mars) që zhvillohet në Cardiff.

“Po t’i kisha 20 funte në xhep, besoj se Anthony Joshua e nokauton me siguri Joseph Parkerin”, ka thënë kampioni i botës në kategoritë e peshave të rënda, IBF, WBA (Super) dhe IBO.

“Secila ndeshje para kësaj ka qenë një mësim dhe secili kamp stërvitor një kamp mësimi. Kam mësuar nga meçi ndaj Klitschkos se nuk duhej ta përdorja kampin për të qenë në formë. Asokohe mora gjithçka që nuk dija nga ky kamp. Jam përgatitur vetëm në anën time teknike dhe për aftësitë në këtë fushë”.

“Pastaj u ndesha ndaj Takamit që ishte lojë… ai ishte shumë më i shkurtër, ishte në formë të shkëlqyer. Doja ta kontrolloja dhe të fitoja. E dija se do të vinte një 2018 e madhe në horizont”.

“Secili duel është një bekim dhe secili prej tyre do të ketë një arsye në rrugëtimin e gjatë”.

“Parker është një kampion dhe ka bërë ndeshje të mira… ai do t’i shtojë diçka rrugëtimit tim jetësor. Të shtunën do të marrë fund dhe unë do të mësoj nga ky meç dhe do të vazhdoj tutje”, ka deklaruar 28-vjeçari.

Joshua është i bindur se do ta nokautojë kundërshtarin, megjithatë është përgatitur edhe për 12 raunde.

“Ta kemi të qartë, Parker i ka dy duar, është i shpejtë dhe mund t’i durojë goditjet, kështu kam dëgjuar”, është shprehur ai gjatë konferencës së fundit për shtyp para duelit./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu