Kjo është sëmundja më ngjitëse në botë ilaçi për shërimin e saj gjendet brenda teje

Një burrë ishte duke punuar kur shefi i tij drejtua për nga tavolina e tij dhe filloi t’i bërtiste. Kjo e zemëroi shumë atë dhe e bëri të ndihet i pavlerë.

Burri shkoi në shtëpi dhe i bërtiti gruas së tij. Kjo e bëri atë të ndihej keq. Më pas edhe ajo i bërtiti djalit të tyre sepse theu pa dashje një pjatë dhe vrau gishtin.

Gruaja shkoi në spital për të mjekuar djalin dhe i bërtiti doktorit të ri në moshë se përse djali kishte dhimbje dhe nuk po ia pushonte dhimbjen.

Doktori u ndje i ofenduar dhe i nënvlerësuar. Daktori i zemëruar shkoi në shtëpi dhe i bërtiti të ëmës sepse nuk i pëlqeu ushqimi që i kishte përgatitur.

Mamaja qëndroi e qetë. I përkëdheli flokët dhe i tha:

“Më fal biri im, nesër do të gatuaj ushqimin tënd të preferuar. Ti punon shumë dhe ke nevojë të çlodhesh. Po shkoj të të ndryshoj çarçafët dhe do t’a shohësh se do të ndihesh më mirë në mëngjes”.

Ajo e puthi në faqe dhe e la të qetësohej. Në këtë mënyrë cikli i zemërimit u thye.

Është shumë e rëndësishme dhe është përgjegjësia jonë ta ndalojmë negativitetin menjëherë sapo të shfaqet, pa lejuar që të krijojë një cikël të gjatë me pasoja negative.

Ju mund ta thyeni një cikël zemërimi nëse:

Ruani qetësinë! Jeni të duruar! Jeni të gatshëm të falni! Ofroni dashuri të mjaftueshme!

Sa më shumë që ta shpërndajmë këtë ilaç shërues aq më të fortë bëhemi sëbashku e aq më e thjeshtë do të jetë për të gjithë shoqërinë të shërohet prej saj.

Ndiqni Videon për një shembull tjetër mbi efektin e thyerjes dhe mos-thyerjes së ciklit të zemërimit!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu