Allegri, e ka pranuar se skuadra e vetme me të cilën nuk dëshiron të përballet në çerekfinale të UEFA Champions League është Barcelona.
Shorti çerekfinal do të hidhet të premten e javës tjetër, por ekziston vetëm një klub i mbetur në këtë garë me të cilin bosi i Juves nuk dëshiron të takohet.
“Skuadra e vetme me të cilën s’dua të përballem është Barcelona”, ka thënë Allegri për Viasport.
“Sepse çdo vit, është Barcelona, Barcelona, Barcelona.. mjaft më!”, shtoi ai. /albeu.com/










