Konfirmohet transferimi i madh i Barcelonës

José Paulo Bezerra Maciel Junior, i njohur si Paulinho, shpreson të përfundojë sa më parë transferimi i tij në “Camp Nou”, shkruan Mundo Deportivo.

Guangzhou Evergrande ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurove nga Barcelona për brazilianin, por lojtari shpreson se klubi sa më parë do të ulet dhe bisedojë me Barçën.

“Kam mbetur i habitur që klubi nuk i është përgjigjur ende Barcelonës duke dalë vetëm në konferencë për media për të refuzuar ofertën”, tha Paulinho.

“Nuk kam mundur të flasë me presidentin e klubit, por shpresoj që kur Barcelona të vijë sërish, Guangzhou do të zgjidhë gjithçka që transferimi të përfundojë sa më parë”.

“Është një mundësi unike që të luaj në Barcelonë, në ekipin më të mirë në botë me lojtarët më të mirë”.

“Që kur kam dëgjuar për ofertën e Barcelonës, nuk jam ndalur së menduari dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet brenda javës. I kam kërkuar agjentit që të bëjë gjithçka dhe sa më parë të arrihet marrëveshja”, theksoi mes tjerash braziliani. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu