Shqipëria u mposht sot nga Kosova me rezultatin e përgjithshëm 0-3, në vëllazëroren e zhvilluar në Zvicër.
Një paraqitje skandaloze për djemtë e Panuccit, të cilët bënë goditjen e parë në portë në minutën e 77′-të duke zhvilluar një ndeshje totalisht zhgënjyese.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 me golin e Arbër Zenelit. Ndërsa në pjesën e 2-të, ishte përsëri Zeneli që dyfishoi rezultatin me një super gol, ndërsa në minutën e 67′-të, 19-vjeçari Zhegrova realizoi golin e tretë.
Një humbje e hidhur që ve në pikëpyetje të madhe aftësitë e Panuccit si trajner. Shqipëria pritet të luaj një tjetër takim miqësor më datën 2 qershor ndaj Ukrainës. /albeu.com/










