Kuvendi i Shqipërisë seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot përsëri një seancë të jashtëzakonshme, ku është votuar për ndryshimin e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në kuadër të reformës në drejtësi, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Deputetët kanë votuar zëvendësimin në këtë komision të deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku me deputetin Gerti Bogdani.

Me ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar në Shqipëri janë krijuar institucione të reja në sistemin e drejtësisë, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, etj, ku kandidatët do të vlerësohen nga një komision i veçantë.

Miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi konsiderohet kyçe për të ardhmen e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë po në seancën e sotme është betuar edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, duke filluar kështu zyrtarisht detyrën.

Legjislatura e 8-të Kuvendit të Shqipërisë është shpërndarë më 4 maj të këtij viti, pasi më 25 qershor mbahen zgjedhjet parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu