Ky është portieri që turpëroi Ronaldinhon, pamjet po bëjnë xhiron e internetit (VIDEO)

Jo gjithmonë do fitojë Ronaldinho. Ylli brazilian është turpëruar keq në një nga ndeshjet e bamirësisë ku ai po merr pjesë shpesh këto kohët e fundit.Ish-fantazisti i Barcelonës dhe Milanit u përpoq që të shënonte një gol nga mesfusha, por nuk i kishte bërë llogaritë me portierin kundërshtar.

Ky i fundit duke qenë i sigurt se do e kapte topin, vendosi që goditjen e Ronaldinhos ta priste me stilin akrep të portierit legjendar, Rene Higuita.

Pamjet menjëherë kanë nisur të bëjnë xhiron e internetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu