Lajm fantastik për Shqipërinë, FIFA përjashton Spanjën? (FOTO)

FIFA mund të vendos nëse Spanja ka shkelur rregullat kundër ndërhyrjes qeveritare në futboll në rast të një përjashtimi të Barcelonës nga La Liga.

FIFA ka fuqi ta suspendojë Spanjën nga garat ndërkombëtare, më pak se një vit para fillimit të Kampionatit botëror në Rusi.

Tensionet rreth referendumit të ardhshëm për pavarësinë e Katalonisë kanë shkaktuar tensione në Spanjë pas paralajmërimit se La Liga mund të mbetet pa Barcelonën.

Skuadra katalane mund të përjashtohet nga Kampionati spanjoll në rast të pavarësimit të Katalonisë.

Por, “The Sun” shkruan se FIFA mund të vendos nëse Spanja ka shkelur rregullat kundër ndërhyrjes qeveritare në futboll në rast të një përjashtimi të Barcelonës nga La Liga.

Andaj, nëse dëshmohet se po, Spanja mund të suspendohet nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

Ky do të ishte një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare që gjendet në grup me Spanjën në eliminatoret e Kampionatit botëror 2018.

Madje, skuadra kuqezi bëhet gati për duelin e radhës pikërisht me Spanjën më 6 tetor. /Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu