Real Madrid ka arsye të brengoset para ndeshjes finale kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Juventus është i vetmi ekip pa humbje gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.
Para ndeshjes finale me Real Madridin, “Bianconerët” kanë bilanc prej 9 fitore dhe 3 barazime.
Ata janë i vetmi ekip nga Atletico Madrid më 2013/14 që ka arritur në finale pa e humbur asnjë ndeshje të vetme.