Lamtumirë Neymar, Barca vjen me super-transferim

Kalimi i Neymarit te PSG, është shumë i mundshëm.

Këtë e vërtetojnë edhe raportimet e mediet në Spanjë, ku shkruajnë se Barcelona ka filluar të lëvizë në drejtim të Paulo Dybalas, si zëvendësues të Neymar.

Braziliani që para katër vitesh iu bashkua Barcelonës, po kërkohet nga PSG, skuadër kjo që ka shprehur gatishmërinë të paguajë edhe klauzolën e tij prej 222 milionë eurove.

Nëse ky transferim realizohet, Barcelona do të tentojë që si zëvendësues të tij në ‘Cam Nou’ ta sjellë Dybalan e Juventusit.
Kujtojmë se një transferim në Barcelonë do ta preferonte edhe lojtari, që e ka ëndërr të luaj me Lionel Messin, pesë herë fituesin e Topit të Artë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu