Ligjet e çuditshme: Nëse i bëni këto gjëra në SHBA, mund të dënoheni me burg

Në Amerikë, një pjesë e ligjeve janë të çuditshme. Për fat të mirë, shumica prej tyre nuk zbatohen sepse imagjinoni t’ju dënojnë vetëm pse gomari ka fjetur në vaskën e juaj?

Por ky është vetëm fillimi, lista e ligjeve bizare është e gjatë, dhe kështu mund të argëtoheni duke i lexuar, transmeton Telegrafi.

Alabama: Nuk lejohet bartja e mustaqeve të rreme që shkaktojnë buzëqeshje kur jeni në kishë.

Alaska: Është e kundërligjshme të zgjoni ariun derisa është duke fjetur.

Kolorado: Nuk lejohet kalërimi nën temperaturat e lejuara, sepse mund të paguani një dënim të majmë.

Florida: Nëse keni një elefant dhe e lidhni në parking, atëherë detyroheni të paguani sikur për një veturë që paguan për parkim.

Havai: Nuk lejohet bartja e monedhave të hekurta në vesh.

Ilinois: Adoleshentët nuk guxojnë të pinë alkool, përveç nëse bëhet fjalë për ndonjë emision për kuzhinë.

Indiana: Keni dëshirë të keni mustaqe? Nëse dëshironi të përshëndesni miqtë me një puthje, duhet patjetër të rruheni, sepse ata mund t’ju padisin.

Kalifornia: Është e ndaluar ngrënia e bretkosës që ka marrë pjesë në gara për kërcim…

Karolina e Jugut: Derisa në Arizonë është e ndaluar që gomari të qëndrojë në vaskë, në Karolinën e Jugut vlen për kuaj.

Dakota e Jugut: Nuk guxoni të flini në fabrikë që me prodhimin e djathit.

Luiziana: Nëse porositni picë për dikë tjetër dhe paraprakisht nuk e keni njoftuar personin, detyroheni të paguani një dënim prej 500 dollarë.

Merlilend: Nëpër parqe është e ndaluar shëtitja me mica me krah të shkurtër.

Miçigen: Nëse burrat nuk u japin leje, gratë nuk guxojnë t’i shkurtojnë flokët.

Mizuri: Është e kundërligjshme të argëtoheni me një ari që nuk është i strehuar në ndonjë kafaz.

Nju Meksiko: Në këtë vend nuk janë të mirëpritur “Romeo dhe Zhulieta”, duke marrë parasysh faktin që mbi 400 fjalë të librit të Shekspirit janë të cenuara në këtë vend.

Nju Jork: Pas orës nëntë pasdite, është e ndaluar bartja e papuçeve.

Teksas: Ndalohet shitja e syrit.

Juta: Në shtetin e Mormonëve, obligoheni të konsumoni qumësht. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu