Lojtari humb ndjenjat në fushë, Carrasco i shpëton jetën

Futbollisti belg Yanni Carrasco, i cili luan për skuadrën kineze Dalian Yifang, i ka shpëtuar jetën shokut të tij të skuadrës pasi ai ra në fushë pa ndjenja pas përplasjes me një lojtar të ekipit kundërshtar.

Sipas “Telesport”, futbollisti Nico Gaitan i cili mbeti pa ndjenja në fushë, nuk po reagonte dhe Carrasco i ka bërë frymëmarrje artificiale duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Ish-lojtari i Atletico Madrid, ka luajtur ndeshjen e tretë tek skuadra kineze dhe gjithashtu ka pësuar humbjen e tretë, pasi ekipi Dalian Yifang u mund edhe këtë herë nga skuadra kundërshtare shkruan politiko.al.

Klubi kinez pagoi 27 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit Carrasco.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu