LSDM ka hartuar ligj për gjuhën shqipe, zbulon Taravari

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari, në emisionin debativ “Click plus” të TV21 të Shkupit, shpalosi një pjesë të dokumentit të Zoran Zaevit që ia dha BDI-së ditë më parë. Taravari tha se LSDM ka hartuar propozim ligj për gjuhën shqipe, duke mos precizuar se çfarë përmban saktësisht ky propozim ligj.

“Pikë për pike i analizuam të gjitha pikat e platformës politike shqiptare, dhe poshtë e lartë negocimin për platformën shqiptare e kryen BDI-ja, na treguan dhe na informuan se deri ku shkojnë bisedimet. Njëra prej ligjeve të cilëve ishin shumë të rëndësishme për neve ishte ligji për përdorimin e gjuhës shqipe. Atë e morëm, sinqerisht unë ende nuk e kam lexuar, por ishte përafërsisht 74 nene të cilët i morëm për t’i lexuar. Do t’i lexojmë dhe do t’ua japim ekspertëve tanë. Ka një opsion ose propozim ligj të cilin duhet ta paraqesim para opinionit para organeve partiake dhe para ekspertëve juridik të LR-PDSH-së, duhet që ta analizojmë me kuvendin tonë e më pas do të qëndrim”, tha sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu