Luksi i automobilave mbërriti edhe në Maqedoni, Sedani më i ri Volvo S90

Sedani më i ri Volvo S90, me elegancën e vet dhe me pamjen e përkryer, u promovua sot në sallonin Mi-Da Motors në Shkup. Natyra, shkëlqimi, dashuria dhe miqësia, të cilat janë karakteristika standarde të brendit Volvo, janë përcaktuar edhe në S90 e re.

Si dhe “vëllezërit” e vet – XC 90 dhe V90, S90 e re, me krenari e mbart me vetëbesim pamjen e linjës së re dizajnuese Volvo, së bashku me shenjat klasike të stilit të brendit. Elementët kryesorë e përfshijnë dizajnin e fareve në formë të “çekanit legjendar të Torit”, rrjetën e re të përparme, simbolin e hekurt Volvo, si dhe përdorimin e theksuar të simbolit Volvo në pjesën e pasme.

volvo-maqedoni

Modeli S90 i Volvos është udhëheqës i ri premium me katër  dyer dhe 5 sedilje. Është ndërtuar në bazë të platformës prodhuese modulare të përparuar të Volvo, Scalable Product Architecture (SPA), e cila i mbështet të gjithë automobilat e rinj Volvo të serive 60 dhe 90.

Këtë automobil do ta ngasin personat të cilët kanë kontroll mbi jetën e vet, e reflekton gjendjen e tyre personale dhe profesionale dhe mundëson ngasje të sigurt me teknologjinë e zgjuar. Nga Mi-Da Motors thonë se “ky automobil u drejtohet atyre individëve të cilët nuk kënaqen me “okej”, përkatësisht motivohen më tepër me kërkimin sesa me shpërblimin”.

volvo-maqedoni-2

Falë teknologjisë së re “Volvo’s connectivity” të gjitha automjetet e reja janë të lidhura. Kjo përfshin ekran intuitiv të ndjeshëm në prekje i cili i kombinon funksionet e automobilit, navigacionin, shërbimet e lidhura dhe aplikimet për argëtim në vetë makinën, siç janë programet për dëgjim të muzikës “Spotify”, “Pandora”, “Baidu” apo “Tuneln”. Ekrani vertikal i ndjeshëm ndaj prekjes mundëson qasje të lehtë dhe të shpejtë te një plejadë funksionesh dhe karakteristikash.

S90 e re shoqërohet nga motorët Drive-E të rinj të cilët janë me version me benzinë, dizel dhe versionin hibrid pllag-in. Transferimi tek to është nëpërmjet marshit automatik me 8 shkallë. Motorët elektrikë mundësojnë autonomi deri në 45 km të regjimit elektrik, kurse fuqia e kombinuar së bashku me motorin me benzinë është 407 kf.

volvo-maqedoni-3

Prirja e Volvos në fushën e automjeteve autonomë është përcaktuar edhe më tepër me S90. Është shtuar edhe funksionalitet për menaxhim automatik i quajtur “Run Off Road Mitigation”, që ndihmon që automjeti të mbetet në rrugë nëse shoferi e humbet kontrollin. Teknologjia “City Safety” e Volvos, standarde në të gjitha modelet, i kombinon funksionimin e frenove automatike dhe sistemin për anashkalim të goditjeve që të mbulojë një spektër të gjerë të skenarëve potenciali dhe ndihmon që udhëtarët të ndjehen të sigurt.

Sistemi i tërësishëm për siguri i Volvos, i quajtur “IntelliSafe”, përfshin sisteme sigurie pasive dhe aktive dhe e formon udhëheqjen e Volvos në fushën e ngasjes autonome të automjeteve. S90 ofron ngasje gjysmë automatike me “Pilot Assit”, që funksionon në rrugë të shënuara qartë dhe në shpejtësi deri në 130 km në orë dhe është edhe një hap përpara drejt vizionit të Volvos, sipas të cilit askush nuk duhet të humbë jetën ose të goditet seriozisht në Volvon e re deri në vitin 2020.

volvo-maqedoni-4

Modeli Volvo S90 i automobilit mbërriti si pjesë e shtatë automjeteve të cilat e përbëjnë Karvanin Ballkanik të Volvos, i cili për herë të parë organizohet në Maqedoni dhe do të vendoset sot, nga ora 13 deri në 19, para Shkupi Siti Moll. I ftojmë të gjithë adhuruesit e automobilave të kompanisë suedeze Volvo Cars të vijnë dhe të njihen me kompaninë automobilat e të cilës e mbajnë epitetin “më të sigurt”, kompania është kryesuese për teknologjinë dhe performancat e sigurisë, si dhe  ta ndjejnë luksin dhe finesën e modeleve Volvo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu