Merr ofertë stratosferike, Iniesta shumë pranë lamtumirës nga Barça

Andrés Iniesta është më afër se kurrë largimit nga Barcelona, në fund të sezonit. Kapiteni i skuadrës katalanase e ka pjekur vendimin në muajt e fundit, edhe pse nuk e ka marrë 100 për qind.

Sot, më shumë se kurrë po e kalon nëpër kokën e tij pranimin e njërës nga ofertat më astronomike, të mbërritur nga futbolli kinez, ku ftohet të luajë për dy, apo tri vite. Tianjin Quanjian është një nga të interesuarit, por ka edhe tri klube të tjera, të gjitha me propozime të ngjashme ekonomike.

Të mërkurën, pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në kurriz të Chelsea, Iniesta e la më shumë se kurrë në ajër të ardhmen e tij, duke kujtuar se para 30 prillit duhet të informojë kubin e Barcelonës, nëse do të vazhdojë apo jo me të: “Është një vendim, që do ta mësoni pasi të flas me klubin. Çfarëdo qoftë ajo, do të jetë më e ndershma. Ende kanë mbetur pak javë, – tha ai, duke e vendosur çështjen në tavolinë. – Nëse më pyesni nëse kam ndonjë marrëveshje me ndonjë klub kinez, ju them “jo”, në mënyrë kategorike”.

Vlen të kujtohet se “Don Andres” nënshkroi kontratën e parë të jetës në historinë e klubit katalanas me presidentin Josep Maria Bartomeu, në tetor. “Manchego”, sidoqoftë, e ka fituar më shumë se të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij, pasi ia ka kushtuar trupin dhe shpirtin Barcelonës, që nga bashkimi me të, gati 21 vite më parë, në “La Masia”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu