Cristiano Ronaldo i ka befasuar të gjithë me deklaratën që bëri në finalen e Champions League, ku thoshte se ishte në dilemë nëse do të vazhdonte të luante me klubin e Real Madrid-it.
Shumë media spekuluan mbi arsyet e kësaj deklarata dhe e kanë lidhur këtë me një pakënaqësi që Ronaldo kishte me pagën e tij.
Së fundmi “El Confidencial” ka zbuluar një detaj të ri mbi këtë çështje ku në një artikull të publikuar shkruhej se Cristiano Ronaldo ka një kusht për të mbetur në Real Madrid.
Sipas “El Confidencial” Ronaldo do të binte dakort të qëndronte vetëm nëse do ti ofroheshin 80 milion euro bruto në sezon, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në botë. /albeu.com/










