Sefer Seferi do të ngjitet në ring për të sfiduar Tyson Fury-n, ish kampioni e kategorisë së rëndë të boksit, i cili ka gati 3 vjet që nuk është ngjitur në ring.
Shqiptari nga Gostivari do t’i urojë “mirëseardhjen” anglezit pas një periudhe ‘pushimi ‘pbr shkak dhe pezullimit për përdorimin e substancave të ndaluara.
Kjo sfidë mjaft e rëndësishme për boskierin kuqezi, i cili është vëllai i një tjetër luftëtari, si Nuri Seferi, do të zhvillohet më datë 9 qershor në “Manchester Arena” në Angli.
39-vjeçari shqiptar ka një karrierë të pasur në peshat gjymsë të rënda, ndërsa është ndeshur vetëm një herë në peshat e rënda kundër Manuel Charr. Numrat e Sefer Seferit në boksin profesionist janë vërtetë të frikshëm: 23 fitore, 21 prej të cilave me “knock-out” dhe vetëm një humbje.
Synimi i tij tani është dueli ndaj një prej dy kampionëve aktualë, Anthony Joshuas ose Delonte Wilder, megjithatë nuk do ta ketë aspak të thjeshtë edhe ndaj Sefer Seferit, që ka vetëm 1 humbje në boksin profesionist.










