Mësohet kush do jetë njëri nga kandidatët për kreun e Dibrës në zgjedhjet lokale 2017, Ylber Pilku i hyn garrës?!

Zgjedhjet lokale afrojnë dhe kalkulimet për emrat kandidues vecse kanë filluar, ndërkaq, në Dibër një kandidaturë jashtë skenës politike pritet ti bashkangjitet garrës për kreun e komunës së Dibrës sipas burimeve të informacionit që ka siguruar InfoShqip, burime të cilat dëshirojnë të mbeten anonime.

Bëhet fjalë për një veprimtar Dibran të mërgatës në SHBA, z.Ylber Pilku, i cili është larguar më se 20 vite nga Dibra, person ky i cili ndonëse nuk ka qenë i kycur drejtpërdrejtë në skenën politike të vendit, ka pasur kontakte të shumta me figura të politikës shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Z.Pilku njihet për aktivitetin e tij të gjërë human dhe kontribut të vecantë në cështjen kombëtare, si një biznesmen i suksesshëm në SHBA, financiarisht ka përkrahur dhe mundësuar realizimin e shumë iniciativave të shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri për aktivitete të tyre kulturore, krijuese dhe kombëtare, ndërkaq pritet që në këto zgjedhje të kycet drejtpërdrejtë në garrën për kreun e Dibrës, por nuk dihet nëse do jetë kandidat i ndonjë subjekti politik apo do konkuron i pavarur./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu