Miku i ngushtë e viziton në burgun kroat: Ja çfarë më tha Ballist Morina për dronin

Ballist Morina është shqiptari që ngriti dronin me flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit në nëntor të 2014-ës. Që atëherë ai është përballur me sfida të ndryshme, veç urrejtjes që ka fituar nga serbët.

Ballisti u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Kroaci dhe që atëherë është përfolur shumë për një ekstradim të mundshëm të tij drejt Serbisë.

Mirëpo ndonëse i mbyllur mes katër mureve dhe duke vuajtur largimin nga familja dhe fëmijët, Ballist Morina nuk është penduar për aktin e tij patriot.

Sipas gazetës Blic ditën e djeshme në burgun kroat, për të vizituar Ballistin ka shkuar miku i tij i ngushtë Indrit Murati.

Murati tifoz i çmendur i kombëtares shqiptare, njëlloj si Morina, tregoi se çfarë i ka thënë Ballist Morina kur e ka takuar dje.

Ai tha:

Sot e vizitova, mirë ishte, dhe ju them me plotë gojë që Ballisti nuk është penduar fare, ai madje me tha që nëse do të kisha mundësi edhe 100 herë do të veproja përsëri njëjtë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu