Në konferencën për shtyp para Crystal Palace, Jose Mourinho ka folur për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic te “Djajtë”.
“Të gjithë mendojmë se ky është sezoni i fundit i tij me Manchester United. Gjithsesi, i takon vetë Ibras të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë apo do të heqë dorë nga futbolli. Vetëm ai dëmtim i tmerrshëm i ndau më dysh dy sezonet fantastike që do të kishte patur me Manchester United.”
“Special One” theksoi më tej se gjiganti suedez është një njeri shumë i ndershëm dhe dëshiron të jetë në fushë vetëm kur të ndihet 100% gati.
Rreth garës për një vend në zonën Champions në Premier League, Mourinho theksoi se pritet luftë e ashpër deri në fund./albeu.com/










