Mourinho ka një mesazh për Ibrahimovicin

Jose Mourinho i ka bërë me dije Zlatan Ibrahimovicit se e ka derën e hapur në Manchester United
Manchester United ka nevojë për Zlatan Ibrahimovicin edhe pse e bleu Romelu Lukakun nga Evertoni për 85 milionë euro. Jose Mourinho i ka bërë me dije Ibrahimovicit se e ka derën e hapur në ‘Old Traffrdo’

“Dera është e hapur. E ardhmja e Zlatan nuk është ende e sigurt, pasi gjithçka varet nga ai. Këtu te United presim përgjigjen e Ibrahimovic: nëse do të dëshirojë të vazhdojë në ‘Old Trafford’, do të jemi të lumtur ta kemi në skuadër”, tha Mourinho

“Do të jetë e vështirë ta shohim në fushë përpara muajit dhjetor, por siç e kam thënë jemi të gatshëm ta presim një futbollist që ka dhënë shumë për këtë fanellë.”, ka theksuar strategu portugez . /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu