Mourinho merr dy lajme të rëndësishme para përballjes me Sevillan

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka marrë dy lajme të mira sot pas ndeshjes me Sevillan

Manchester United do të ketë nesër një përballje shumë të vështirë, kur të takohet me Sevillan në UEFA Champions league.

Por, vetëm pak më shumë se 24 orë para ndeshjes, në stërvitje me skuadrën e parë janë kthyer dy futbollistët, Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic.

Të dy janë stërvitur sot dhe pritet të jenë gati për ndeshjen e nesërme ndaj spanjollëve.

Ndeshja e parë do të luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan” në orën 20:45. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu